Ditën e djeshme është në Tiranë kampionati kombëtar i atletikës për të rinj. Vllaznia e Shkodrës në garat e djemve të kësaj moshe, ka zënë vendin e parë duke u shpallur kampione e Shqipërisë. Ajo ka bërë një figurë shumë të mirë me sportistët e saj duke merituar disa vende të para edhe në garat individuale. Kështu sportisti Bajram Muça ka dalë kampion në garën e 100 m me kohën 11″34. Po ky sportist ka zënë vendin e parë edhe në garën e 110 m/p me kohën 14″80 duke qenë kësisoj një nga sportistët më të mirë të aktivitetit me dy tituj kampion të fituar.
Përveç tij, kampion dhe fitues i vendit të parë është shpallur edhe Gledis Halluni në garën e kërcimit së gjati teksa ka kërcyer 6.40 m. Vend të parë edhe për Elton Tulën në trehapësh me 12.71 m si dhe në hedhjen e diskut me Samuel Velajn me distancën 31.98 m. Vend të parë ka zënë edhe Vllaznia si ekip në garën stafetë 4×100 m me kohën 48″52. Në këtë mënyrë, me një dominim të tillë në garat individuale, ka ardhur edhe vendi i parë në renditjen ekipore në fund të aktivitetit teksa Vllaznia me 122 pikë të grumbulluara ka zënë vendin e parë dhe është shpallur kampione e Shqipërisë për djemtë e moshës deri 18 vjeç. Tek ekipi i vajzave ka rënë në sy rezultati i sportistes Suada Tushaj që ka zënë vendin e parë dhe është shpallur kampione në garën e 400 m me kohën 1’09″93.
www.shkodrasport.com