Djersa e derdhur gjate gjithe vitit eshte kurorezuar me sukses. Vajzat e Vllaznise kane dominuar edhe ne finale duke fituar lehtesisht ndaj kundershtares dhe eshte shpallur kampione e Shqiperise per sezonin 2017-2018.

Nje sukses i pritshem sepse ekipi shkodran kishte dominuar gjate gjthe kampionatit.

Ne finale vajzat kuqeblu kane patur perballe “The Roses” te Permetit dhe ndaj tyre nuk e kane patur shume te veshtire.

Kater periodat e kesaj ndeshje kane dhuruar keto shifra: 30-16, 15-12, 30-11 dhe 13-16.

Perfundimisht 88-51 per Vllaznine qe kesisoj shpallet kampione e vendit.

Nje sukses i merituar i ketij ekipi qe arrin kesisoj fitoren e 14-te ne po kaq ndeshje te zhvilluara.

Ne fund eshte zhvilluar ceremonia e dorezimit te medaljeve ku momenti me emocionues ka qene ai i dorezimit te kupes nga sekretari i FSHB-se Korab Llazani ne duart e kapitenes se Vllaznise Nisrina Kraja.

Pas ketij momenti, ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka shperthyer festa e vajzave shkodrane te cilat te drejtuara nga trajneret Xhuli Shestani dhe Renato Radoja, kurorezojne ne menyren e duhur kete kampionat.