
Vllaznia eshte kampione e Shqiperise per te 23-ten here. Ky eshte verdikti i kampionatit qe ka perfunduar mesditen e sotme ne sallen sportive “Fahrije Hoti” te kryeqytetit pas tre ditesh gare e rivaliteti ne mes ekipeve pjesmarrese.
Finalet e zhvilluara sot kane patur shume rivalitet brenda dhe dy ekipet qe synonin titullit ishin Vllaznia e Tirana. E para ka patur 8 boksiere ne finale ndersa e dyta 7 boksiere.
Ne fund kane qene shkodranet qe kane nxjerre me shume kampione dhe per pasoje kane merituar edhe titullin kampion. Ajo ka nxjerre kampione ne peshat perkatese sportistet Klevis Cela, Bashkim Bajoku, Arton Shaqiri, Rexhildo Zeneli dhe Christian Demaj.
Pra me 5 kampione, Vllaznia ka grumbulluar me shume pike se rivalet e saj dhe ka merituar titullin e 23-te kampion. Nga rradhet e saj ka dale dhe sportisti me i mire i aktivitetit dhe kupen e ka marre pikerisht Rexhildo Zeneli.