Tjeter sukses i sportisteve te Vllaznise ne artet marciale teksa jane shpallur kampion kombetare ne poomse dhe kane zene vend te dyte me te rinjte ne Keryogi. Nen drejtimin e trajnerit Elion Puka ne kete menyre

Ekipi i Vllaznisë shpallet kampion me të rinjtë në “Kampionatin Kombëtar” të teknikave të kombinuara ( poomse) dhe vend i 2-të me të rinjtë në “Kampionatin Kombëtar” të dyluftimit (Keryogi).

Irsa Osmanagiq shpallet sportistja më e mirë teknike në kategorinë e të rinjve.

Përfundoi me sukses Kampionati Kombëtar i dyluftimit (Keryogi) dhe i teknikave të kombinuara (pomsae).

Në këtë kampionat morën pjesë 130 sportistë nga 18 ekipe të Shqipërisë.

Ekipi i Vllaznisë u paraqit me 23 sportistë në të dy disiplinat.

Në disiplinën e dyliftimit (Keryogi) morëm

5 vende të para

3 vende të 2-ta

7 vende të 3-ta


Kategoria Junior

1.Isra Meta -44 kg kampione

2.Hysen Karmeshtna -51 kg vend i 3-të

3.Reimon Zekaj -55 kg vend i 3-të

4.Edri Hoti -55 kg vend i 3-të

5.Ajla Maho -55 kg nënkampione

6.Irsa Osmanagiq -55 kg kampione (sportistja më e mirë teknike)

7.Amina Batuni -63 kg kampione

8.Esad Malaj -63 kampion

9.Samira Radoshku -68 kg kampione


Kategoria Senior

10.Mirtan Hasaj -58 kg vend i 3-të

11.Arsiha Hasani -62 kg vend i 3-të

12.Nejla Uruçi -67 kg nënkampione

13.Nikolin Perzefi -74 kg vend i 3-të

14.Drilon Burri -80 kg vend i 2-të

15. Realdi Rrotani +87 kg vend i 3-të

Në disiplinën e teknikave të kombinuara (pomsae).


Në konkurim individual, kategoria children:

1. Omer Puka kampion


Kategoria Cadet

2. Menida Meta kampione

3. Edrit Çoka vend i 3-të


Kategoria Junior

4. Isra Meta nënkampione

5. Irsa Osmanagiq vend i 3-të


Kategoria Senior

6. Nejla Uruçi nënkampione

7.Mirtan Hasaj vend i 3-të


Konkurim çift kategoria Kadet

1. Mendia Meta & Edrit Coka vend i 3-të


Kategoria Junior

2. Irsa Osmanagiq & Esad Malaj kampionë


Kategoria Senior

3. Nejla Uruçi & Mirtan Hasaj vend i 3-të


Konkurim ekipor:

-Kategoria children vend i 3-të

-Kategoria Cadet vend i 2-të

-Kategoria Junior kampionë