Ditën e djeshmë është zhvilluar në Tiranë kampionati kombëtar i taekondosë për të gjitha grupmoshat. Ky ka qenë kampionati i 22-te kombetar dhe u zhvillua ne pallatin e sportit Asllan Rusi te Tiranes ku moren pjese 260 sportista nga 24 ekipe. Ekipi i Vllaznise konkuroi me 31 sportista nga te gjitha grupmoshat dhe u prezantua me 3 arbitra: Vlerar Bekteshi (kryegjyqtar), Bledar Vukaj dhe Gramoz Hasa.

Paraqitja e sportistëve shkodranë ka qenë përgjithësisht e mirë dhe në fund të aktivitetit, Vllaznia është shpallur nënkampione e vendit me të rriturit dhe po ashtu, nënkampion edhe me paratërinjtë si dhe ka zënë vendin e tretë me ekipin e fëmijëve. Në total, sportistët shkodranë kanë arritur të marrin 28 medalje prej të cilave, 10 vende të para, 9 vende të dyta dhe 9 vende të treta. Sa i takon paraqitjes individuale të sportistëve, ato kanë patur këto arritje:


Renditja eshte si me poshte:
Te rritur
Bora Qosja -46 kg kampione
Dea Terbuni -62 kg kampione
Urim Muca -74 kg vend i 3-te
Ditmir Vodinaj -74 kg vend i 3-te
Ehad Myftija – 80 kg vend i 2-te
Gramoz Hasa -80 kg vend i 3-te
Dorjan Dokaj -87 kg kampion
Muhamed Myftija -87 vend i 2-te
Riald Rrotani +87 kg kampion
Mirel Dibra +87 vend i 2-te

Te rinj
Adrian Lika -73 vend te 2-te
Ergi Artunda +78 kampion

Para te rinj
Daniel Reci -33 kg vend i 3-te
Gersi Bardhi -41 kg kampion
Alsed Bulija -49 vend i 2-te
Drini Qosja -53 vend i 2-te
Raisa Sallagaj -55 kampione
Rais Sallagaj -57 vend i 2-te

Femije A
Reimon Zekaj -27 vend i 3-te
Aristid Kraja -36 vend i 3-te
Muhamed Behri -40 kg vend i 3-te
Irsa Osmanagiq -44 kg kampione

Femije B
Isra Meta -27 kg kampione
Edrit Coka -27 kg vend i 3-te
Klejvis Kruja -29 kg vend i 2-te

Femije C
Menida Meta -21 kg kampione
Omar Gucija -25 kg vend i 2-te
Dean Nikprelaj -27 kg vend i 3-te.

Sportistja Menida Meta e ekipit tone ne kategorine e femijeve shpallet sportistja me e mire teknike e kampjonatit.