Për të gjashtin vit me rradhë Vllaznia e femrave siguron daljen në finale të Kupës së Shqipërisë dhe javën e ardhshme do të synojë të fitojë për herë të gjashtë këtë trofe.

Në ndeshjen e sotme gjysmëfinale ndaj Kinostudios që ka mbaruar vetëm pak minuta më parë, vajzat kuqeblu kanë arritur një fitore të thellë me rezultatin 5-0.

Rezultati është zhbllokuar në minutën e 15-të kur Marsela Djegsina ka shënuar golin e parë ndërkohë që po gjatë pjesës së parë do të shënonte edhe malazezja Popoviç. Me shifrat 2-0 do të mbyllej 45 minutëshi i parë.

Në fillimin e së dytës, epërsia do të thellohej dhe me kalimin e minutave do të vinin njëri pas tjetrit edhe tre gola të tjerë shënuar nga Gjini (’68’), Franja (71′) dhe Doçi (77′ me 11-metërsh).

Finalja do të luhet në mes të javës që vjen dhe Vllaznia do të ketë përballë ekipin e Apolonisë që në gjysmëfinale sot ka fituar 2-1 ndaj Tirana AS.
© shkodrasport.com