FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Vllaznia shpresë për Likën. Nëse Tirana i ul rrogën, ai ikën
Vllaznia shpresë për Likën. Nëse Tirana i ul rrogën, ai ikën
Në Shkodër është rikthyer shpresa për të marrë mesfushorin Gilman Lika. Ky i fundit është nën kontratë me klubin e Tiranës deri në janarit të vitit të ardhshëm, por nga klubi bardheblu ditët e fundit ka dalë një lajm sikur drejtuesit po mendojnë një ulje të kontratave për të gjithë futbollistët. Nëse ndodh kështu, lojtari e ka pranuar se do të largohet Këtë ai e ka thënë në një prononcim të sotëm për “Sporti Shqiptar” kur ka deklaruar: “Unë pres se si do të rrjedhin ngjarjet te Tirana. Kam një kontratë deri në janar dhe nuk dua që të largohem. Unë jam profesionist, madje edhe në qoftë se më vjen një ofertë e leverdisshme nga Europa, duhet që të ulem dhe të bisedoj me drejtuesit bardheblu. Vet nuk mund të bëj asnjë hap. Pastaj në qoftë se ndodh që do të ulen rrogat, atëherë unë do të largohem diku gjetkë, ku mund të më ofrohen kushte më të mira, sepse jam në kulmin e karrierës”. Duke qenë se është një nga lojtarët më të spikatur te Tirana dhe në kampionatin tonë, Gilman Lika, gjatë këtyre ditëve ka patur disa oferta në dorë, qoftë nga ekipe brenda por më shumë është i interesuar për ato jashtë vendit. Flitet se drejtuesit e Tiranës, mund të rishikojnë kontratat edicionin tjetër. Dhe në qoftë se ndodh kështu, Gilmanit thotë se do të largohet.Tek Vllaznia ringjallet dëshira për ta marrë sërish këtë futbollist.