Vllaznia është konsideruar si një “mace e zezë” për Partizanin në sezonet e fundit, pasi rezultatet e arritura ndaj shkodranëve kanë pasur ndikim direkt në mosrealizimin e objektivit të “demave”. Përballjet mes dy ekipeve në muajin dhjetor në sezonet e fundit u kanë buzëqeshur kuqebluve.
Në dhjetor të 2013-ës ata i eliminuan nga Kupa e Shqipërisë, ndërsa më 17 dhjetor 2017, Vllaznia i mposhti të kuqtë në kryeqytet me një supergol të Alsid Tafilit.