Kur dukej se gjithçka po shkonte mirë tek Vllaznia në pragndeshjen me Flamurtarin, papritur për stafin teknik ka dalë në skenë një shqetësim jo i vogël.
Mesfushori Behar Ramadani ka ndjerë shqetësim në kaviljen e tij të majtë dhe për rrjedhojë prej dy ditësh nuk është stërvitur me ekipin.
Ai është nën kujdesin e mjekëve të cilët po bëjnë çmos për ta rikuperuar për të martën, ndonëse duket paksa e vështirë. Dhe në fakt, kjo mungesë prish jo pak punë pasi edhe mesfushori tjetër- Ardit Krymi, do të mungojë për arsye kartonash.
Mbetet për t’u parë se si do të mbushet ky boshllëk në mesin e fushës nga ana e trajnerit Jonuz, por kuptohet që do ta gjejë një zgjidhje në mënyrë që të mos ndikojë tek skuadra dhe në objektivin e saj për ta fituar me çdo kusht sfidën me vlonjatët.
© shkodrasport.com