Vllaznia në boks nuk ka arritur dot të shpallet kampione kombëtare për vitin 2014. Ajo është mjaftuar me vendin e dytë në renditje në një kohë që Tirana është shpallur kampione e vendit, e favorizuar dukshëm edhe gjyqtarët që në 3-4 ndeshje deçizive, i kanë dhënë fitoren boksierëve të saj. Në ditën e sotme janë zhvilluar 10 ndeshjet finale, në të cilat 5 kanë boksuar shkodranët. Katër prej tyre në fakt kanë humbur dhe pikërisht Vuksan Guri, Kristian Shytani, Emanuel Kaçaj dhe Nelson Hysa. Sidomos ndeshjet e Shytanit dhe të Hysës kanë qenë shumë të kontestuara por gjyqtarët u kanë dhënë fitoren kundërshtarëve të tyre.

I vetmi kampion si individ nga rradhët e Vllaznisë ka qenë Kristian Dema në peshën 91 kilogramë, madje ai në fund të aktivitetit ka merituar edhe kupën e boksierit më të mirë të kampionatit. Vetë Demaj është shprehur entuziast për këtë sukses por nga ana tjetër ka shprehur keqardhjen për humbjen e titullit të 20-të nga Vllaznia. Ajo që ka rëndësi mbi të gjitha se kampionati ka përfunduar pa ndonjë problem ndonëse tensioni në fakt në rradhët e skuadrave por edhe të tifozërive ka qenë jo pak i nxehtë. Vllaznia vërtetë nuk ka fituar titullin e 20-të megjithatë vazhdon ta thotë me shumë seriozitet fjalën e saj në boksin shqiptar.

 

Gjergj KOLA

Ne foto, Kristian Demaj me medaljen e kampionit dhe Kupen e boksierit me te mire te kampionatit te vitit 2014.