Vllaznia pritet të nisë përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit por në fakt, faza më intensive e tyre, ajo e Ulqinit nuk do të nisë nesër siç ishte menduar, por 24 orë më vonë. Kjo për shkak të procederave të tenderimit që drejtuesit e klubit po kryejnë për këtë grumbullim që do të bëjnë jashtë vendit. Mbase ato mund të përfundojnë edhe nesër por për të qenë të sigurtë, ata e kanë shtyrë nisjen për të shtunën

Kësisoj, kuqeblutë do të marrin rrugën pas dy ditësh drejt Ulqinit, atje ku do të qëndrojnë për një periudhë dyjavore për t’u përgatitur për ndeshjet e gjysmës së dytë të kampionatit.

© shkodrasport.com