Skuadra shkodrane as sot nuk ka udhëtuar drejt Ulqinit duke e shtyrë për të katërtën herë nisjen për në qytetin bregdetar të vendit fqinj.Kuqeblutë duhej ta kishin lënë qytetin e tyre që me datë 5 janar por për një arsye apo një tjetër, kjo ende nuk ka ndodhur. Duhej të ishin nisur pasditen e sotme por edhe kjo nuk u realizua. Arsyen pse u veprua kështu, e ka shpjeguar trajneri Vata kur ka thënë: “E kam shtyrë nisjen drejt Ulqinit për dy arsye. E para, futbollistët ende nuk kanë marrë rrogat mujore sepse duan të marrin me vetë paratë që u duhen për shpenzime të ndryshme. Zakonisht rrogat tek Vllaznia merren në datat 5-10 të çdo muaji dhe meqë nga ana e klubit kjo nuk u mundësua deri më sot, atëherë e shtymë nisjen derisa nesër apo pasnesër kur ata t’I marrin rrogat. Arsyeja tjetër ka të bëjë me mospaisjen ende me bazën e duhur material. Drejtuesit e klubit I kanë pritur prej ditësh ato dhe meqë mund të vijnë edhe ato sot ose nesër, po I presim. Unë nuk mund t’ia lejoj vetes të shkojmë në fazë përgatitore pa bazën e duhur materiale, me ngjyra e fanella të ndryshme sepse Vllaznia është emër I madh dhe nuk mund të biem kaq poshtë”. Në këtë mënyrë, nisja drejt Ulqinit mund të bëhet të martën sepse edhe puna e rrogave do zgjidhet brenda afatit të duhur por edhe materialet pritet të vijnë nga Italia në kohë.

www.shkodrasport.com