Ne barazim 1-1 eshte mbyllur sfida e javes se fundit te kampionatit ne mes Vllaznise dhe Flamurtarit. Ne fillim ka qene Sidorenco qe ka kaluar ne avantazh Vllaznine ne minuten e 64-te nderkohe qe me pas ka barazuar per Flamurtarin Diamanti dhjete minuta me vone.

Vllaznia e nisi ndeshjen me nje ndryshim te vetem ne krahasim me takimin e kaluar ndaj Partizanit. Kete here ne porte nuk ishte Sherri por maqedonasi Efremov.

Ne minuten e 16-te Vllaznia ka nje rast shume te mire. Marku gjuan ne drejtim te portes dh mbi vijen fatale ka qene nje nga mbrojtesit vlonjate qe ka shpetuar porten e tij nga nje gol i sigurte.

Ne minuten e 21-te pas nje kundersulmi te shpejte, Vllaznia ka nje mundesi te mire per te shenuar por Junior perballe Moçkes gjuan mbi traverse.

Shkodranet kane pretenduar edhe per dy 11-metersha pas pengimit ne zone te Likes e Gurishtes por arbitri Shahini ka vendosur te vazhdoje lojen ne te dy rastet. Kesisoj pjesa e pare mbyllet 0-0.

Ne pjesen e dyte eshte e njejta histori. Vllaznia e shton presionin dhe ne dy- tre momente eshte prane golit me Zogajn e Likes, por nuk ia del te shenoje dot. Ne minuten e 51-te madje ka patur edhe nje goditje traverse pas nje goditje te topit me koke nga ana e Zogajt.

Ne minuten e 64-te nderkohe do te vinte goli i shumepritur. Sidorenco vepron bukur duke hyre ne zone dhe me pas me te majten e tij gjen anen e djathte te portes se Moçkes duke e derguar topin ne rrjete.

10 minuta me vone do te vinte goli i barazimit per vlonjatet shenuar nga Diamanti qe gjuan sakte me te djathte brenda zone dhe e dergon topin ne rrjete. Dy minuta me vone eshte serish Flamurtari prane golit me ane te Rrapajt por topi i tij kete here kalon ngjitur me shtyllen e majte pingule.

Ne minuten e 77-te nje tjeter mundesi e arte per Ribajn por kete here eshte portieri Efremov qe shpeton porten e tij nga pesimi i golit te dyte. Me pas Vllaznia perpiqet por e ka te veshtire te shkoje tek goli i fitores.

VLLAZNIA- FLAMURTARI 1-1

SHENUES: SIDORENCO ’64/ DIAMANTI ’74

VLLAZNIA: Efremov, Gurishta, Shehi, Adili, Kruja, Krymi, Marku, Lika, Sidorenco, Zogaj, Junior. Tr: H. Dedja

FLAMURTARI: Moçka, Balilaj, Ballaj, Hasanaliaj, Muçollari, Mukaj, Qarri, Lucas, Hoxhaj, Rrapaj, Ribaj. Tr: D. Resuli

ARBITER: KLODIAN SHAHINI (DURRES)