Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Rinisë që sivjet mban emrin Andrea Xhori. Sipas shortit të hedhur, Farka Volej është ndeshkuar me skuadrën e Apolonisë dhe ka fituar pa asnjë problem me rezultatin 3-0. Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, atë mes Vllaznisë dhe ekipit vendas të Tiranës, ka patur më shumë interes. Tek Vllaznia ka munguar njëri nga lojtarët kryesorë- Rexhvelaj megjithatë kjo gjë nuk i ka penguar djemtë shkodranë të drejtuar nga trajneri Mirjam Rrahishta të luajnë bukur dhe ta fitojnë gjithë ndeshjen me rezulatin e pastër 3-0.

Setet kanë dhuruar këto shifra: i pari 25-23, i dyti 28-26 dhe i treti 29-27. Përbërja e ekipit të të rinjve të Vllaznisë ka qenë kjo: Klaudio Qeraxhija, Klaudio Gjoni, Kristian Kola, Elton Doniku, Besmir Tafili, Sufjan Mithi, Gerti Bushati, Alis Sylja, Antonio Qafarena, Enrold Ujka dhe Eridon Bushati. Ditën e nesërme, në orën 12.00 zhvillohet ndeshja finale në mes ekipeve Farka Volej dhe Vllaznia. Të shpresojmë tek një tjetër sukses i volejbollistëve të rinj të Vllaznisë për ta bërë të veten këtë kupë.

www.shkodrasport.com