Ekipi i Vllaznisë në volejboll për të rinj ka mundur pasditen e sotme Elbasanin në ndeshjen gjysmëfinale të play off-it dhe ka siguruar në këtë mënyrë daljen në finale të këtij kampionati. Ndeshja me elbasanasit është shoqëruar nga një rivalitet, madje kanë qenë ata që kanë fituar setin e parë në shifrat 25-20. Ky set i humbur i ka mobilizuar djemtë e trajnerit Mirjam Rrahishta që kanë barazuar shifrat pas setit të dytë, të cilin e kanë fituar me rezultatin 25-18. Në setin e tretë ka patur një garë të fortë por në fund kanë fituar shkodranë me rezultatin 25-22 ndërsa në të katërtin nuk ka patur shumë histori dhe Vllaznia e ka fituar atë 25-14 dhe krejt ndeshjen me sete 3-1. Me këtë fitore, ajo ka siguruar daljen në finale, të cilën do ta luajë mesditën e së dielës në orën 13.00 në sallën sportive “Fahrije Hoti” të kryeqytetit. Përballë shkodranëve në këtë finale do jetë ekipi “Farka Volej” që sot në gjysmëfinale ka mundur Tiranën 3-0. Sa i takon kësaj finale u tha fillimisht se Bashkia Shkodër do vinte në dispozicion një autobuz për tifozët që duan të jenë të pranishëm megjithatë kjo nuk është konfirmuar ende por gjithsesi pritet që drejt Tiranës sot të udhëtojnë jo pak tifozë për të mbështetur Vllazninë. Trajneri Rrahishta është i bindur tek suksesi i rradhës i këtij ekipi ndërkohë që do jetë i pari për të si trajner.
www.shkodrasport.com