Shkodra vazhdon të prodhojë talente. Rradha tanimë është për dy djemtë e rinj, Diego Martini dhe William Cungu.
Nëse mbiemrat nuk ju sjellin gjë në mendje, fjala është për djemtë e trajnerëve Armando Cungu dhe Edi Martini, që kanë bërë mirë sezonin e fundit me Laçin dhe Vllazninë.
Dy talentet kuqeblu, Diego dhe William janë pjesë e ekipit U-17 të Vllaznisë, që drejtohet nga Brikeno Bizi.
William është 16 vjeç ndërsa Diego 15, me dy lojtarët që në Shkodër shpresojnë të kenë marrë genet e baballarëve të tyre, që kanë bërë mirë me fanellën e Vllaznisë.