Vllaznia sinjalizon Ligën Ballkanike: Sivjet vështirë të marrim pjesë
Shoqata e basketbollit të Vllaznisë ka njoftuar zyrtarisht Federatën Shqiptare dhe përmes saj Ligën Ballkanike se pjesmarrja në edicionin e rradhës të kësaj Lige, është në dyshim për arsye financiare. Ajo që flitej prej kohësh, tashmë është një realitet. Sezoni I kaluar u ka shërbyer shkodranëve për të testuar veten në këtë Ligë ndërkohë që sivjet mendohej të bëheshin gjëra më të mira por kjo nuk mund të ndodhë. Për të konfirmuar pjesmarrjen në edicionin e dytë rradhazi, duhet që Vllaznia të paguajë një shumë prej 15 mijë eurosh në arkën e kësaj Lige por pikërisht gjetja e kësaj shume është problem. Vitin e kaluar një shumë e tillë u sigurua nga Federata Shqiptare e Futbollit por kjo nuk do të ndodhë këtë vit. Kishte shpresa për një ndërhyrje të Bashkisë Shkodër megjithatë ajo nuk është ndjerë fare për një çështje të tillë.Presidenti I shoqatës së basketbollit Sokol Dibra e ka të pamundur të paguajë edhe shumën e pjesmarrjes pasi ai ka pjesën tjetër të shpenzimeve, blerjen e lojtarëve cilësore apo pagesat e udhëtimeve të ndryshme që duhen për këtë pjesmarrje. Në këto kushte, Vllaznia pritet të mos marrë pjesë në edicionin e sivjetëm të Ligës Ballkanike sepse ndeshjet e edicionit të kaluar u kthyen në një festë të vërtetë në Shkodër teksa pallati I sportit “Qazim Dervishi” mbushej plot e përplot në çdo ndeshje.