Skuadra shkodrane duhet ta lere pas humbjen e sotme ndaj Tiranes dhe te nise menjehere pergatitjet per sfiden e rradhes, ate qe do te luaje te merkuren ne Durres.

Nese nuk do te kete ndryshime orari, ajo eshte planifikuar te startoje ne oren 16:00 te kesaj dite ne stadiumin “Niko Dovana” dhe padyshim qe te gjithe presin qe skuadra te reagoje.

Megjithate, e sigurte eshte qe tek Vllaznia duhet ta analizojne me situaten situaten ku ndodhet skuadra dhe te nxjerrin pergjegjesite e gjithesecilit.

Ne fakt duket disi e papranueshme nje situate e tille. Tek kuqeblute disa prej lojtareve vazhdojne te jene jashte formes se meparshme, e po ashtu edhe disa lojtaret e ardhur nga merkatoja, nuk po japin ate qe pritej.

Fokusi duhet te perqendrohet tek sfida e se merkures ne Durres. Trajneri i Teutes Edi Martini ka qene sot ne tribunen e stadiumit “Loro Boriçi” per te ndjekur ndeshjen Vllaznia- Tirana dhe padyshim qe do te kete bere tashme planet si duhet luajtur kunder shkodraneve.

Megjithate me shume sesa tek kundershtari, futbollistet dhe stafi i Vllaznise fillimisht duhet te fokusohen tek vetja. Ata duhet te rikthehen sa me shpejt tek ajo paraqitje e gjysmes se pare te kampionatit dhe nese e bejne shpejt kete, mund t’ia dalin te ruajne serish vendin e pare deri ne fund./SHKODRA-SPORT.COM/