Ndeshjen e nesërme Vllaznia- Skënderbeu që do të luhet në Korçë nuk do ta drejtojnë arbitra shqiptarë por maltezë. Ky është lajmi më i fundit që ka dalë nga Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi zyrtar që ka shpërndarë për mediat ku thuhet:
“Për ndeshjen e radhës të kampionatit kombëtar të Kategorisë Superiore, në takimin Skënderbeu-Vllaznia do të gjykojë një katërshe nga Malta. Kjo në vijimësi të bashkëpunimit dhe marëveshjes me federatën malteze për gjykim të ndeshjeve në kampionatet respektive. Për ndeshjen në Korçë do të arbitrojnë katër arbitra nga Malta.
Arbitër – Mario APAP
Asistent 1 – Paul APAP
Asistent 2 – Saviour ATTARD
Arbitër i 4– Stephen PACE