Java e 18-të ka dhuruar sfidën shumë interesante në mes Vllaznisë dhe Skënderbeut që do të startojë në orën 13.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Padyshim që të dyja skuadrat do të tentojnë fitoren në këtë përballje ndërkohë që ata presin edhe një arbitrim të mirë. Jo më kot, FSHF ka përzgjedhur edhe një nga arbitrat më të mirë të saj për ta drejtuar këtë sfidë.

Siç bëhet e ditur, arbitër kryesor në këtë ndeshje do të jetë Enea Jorgji dhe ndihmësa të tij, elbasanasi tjetër Emigers Ganxhi si dhe gjirokastriti Proletar Puto.

Arbitër i katërt do të jetë durrsaku Fatjon Xhemalaj ndërsa vëzhgues i takimit Fatmir Tare po nga Durrësi. Sakaq, delegat i FSHF-së për këtë sfidë është caktuar Alban Tafaj.
www.shkodrasport.com

????????????????????????????????????