
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike edhe datën dhe orarin e zhvillimit të ndeshjes Vllaznia- Skënderbeu, e vlefshme për javën e 26-të të Superligës. Ajo do të zhvillohet ditën e dielë më datë 30 mars, në ora 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Fakti që korçarët luajnë nesër për kupë me Flamurtarin, do të thotë se ata do luajnë një ditë më vonë. Pavarësisht kësaj, në kampin shkodran janë të përgatitur për ta kaluar me sukses edhe këtë takim. Fitorja e fundit në Laç ka rritur atmosferën në rradhët e ekipit. Tashmë të gjithë janë të bindur se mund t’ia dalin. Në Shkodër mendojnë se nëse me Skënderbeun në fazën e parë filloi në njëfarë mënyre tersi i kuqebluve, këtë herë ndaj korçarëve do rikthehet fati. Një fitore ndaj skuadrës kampione në fuqi do të ishte një nxitje më shumë për kuqeblutë për të mos zbritur më në mes katër ekipeve të vendeve të fundit në renditje, pikërisht të atyre që do përfundojnë në kategorinë e parë në fund të sezonit.
© shkodrasport.com