Alternativat për stadiumet e Laçit dhe të Kukësit për një apo një tjetër arsye kanë rënë poshtë dhe drejtuesit e klubit Vllaznia janë gjendur përpara një fakti të vetëm: atë të luajtjes së ndeshjes të tyre të rradhës në Korçë me opsionin tjetër që sfida e fazës së dytë me Skënderbeun, të luhet në Shkodër.

Dhe tashmë kjo është punë e kryer. Vllaznia dhe Skënderbeu do të luajnë me njëra- tjetrën ditën e dielë në orën 14.00 në Korçë. Në opinion shumëkush e konsideron një favor që i bëhet korçarëve nga FSHF por në fakt, shkodranët nuk e kanë menduar shumë këtë gjë. Ata nuk kanë patur alternativë tjetër dhe për këtë arsye, kanë qenë të detyruar ta pranojnë një gjë të tillë. Padyshim që nuk është në favorin e tyre se ndryshe është të luash në Shkodër dhe ndryshe jashtë saj. Megjithatë, nëse do ta luanin këtë ndeshje në Laç, në Kukës apo në ndonjë qytet tjetër, sërish ata nuk do ishin favoritë për të marrë pikë. Në këto kushte, zgjidhja më e mirë ka qenë për të luajtur këtë herë në Korçë dhe fazën e dytë pastaj ta presin në Shkoër këtë kundërshtar.
© shkodrasport.com