Java e 9-të, e fundit e fazës së parë të kampionatit, sipas lajmeve që kanë qarkulluar pasditen e sotme, do të luhet ditën e hënë në orën 14.00. Kështu të paktën duket por ndërkohë në klubin shkodran bëjnë të ditur se ndeshja do të luhet të dielën në të njëjtën orë. Kjo mbetet për t’u përcaktuar mbase ditën e nesërme, ashtu siç pritet edhe konfirmimi për luajtjen e këtij takimi në fushën “Reshit Rusi”.
Në këtë mënyrë, kampionati tashmë gradualisht po hyn në shinat e veta duke mbyllur kësisoj 1/4 e rrugës së tij. Shkodranët kanë arritur të grumbullojnë deri më tani vetëm 6 pikë, shumë më pak nga sa kishin parashikuar dhe shpresat janë që dhe me Skënderbeun të merren pikë për të rregulluar renditjen. Ja kalendari i plotë i javës së nëntë të Superligës:
E shtunë
Luftëtari-Lushnja 14:00
Kamza-Partizani 14:00
Teuta-Laçi 17:00
Te dielën
Vllaznia-Skënderbeu 14:00
Flamurtari-Kukësi 17:00
© shkodrasport.com