Katër sulmues të blerë në verën e shkuar me një vlerë totale të kontratave të tyre prej afro 100 mijë eurosh dhe për Vllazninë golat në sezonin 2015-16 i shënojnë mbrojtësit dhe mesfushorët. Mund të duket diçka absurde por ky është realiteti. Ndër 36 golat e shënuar, vetëm 8 kanë “firmën” e sulmuesve ndërsa 28 të tjerët kanë për autorë lojtarët e reparteve të tjera të kësaj skuadre. Dominojnë golat e mesfushorëve ku spikasin ato të Çinarit, Shtubinës dhe Kalajës ndërkohë që tek mbrojtësit dominon Cicmil me 4 golat e tij.
Vetë shifrat e mëposhtme tregojnë qartë se një nga problemet e mëdha të Vllaznisë së këtij sezoni, ka qenë shënimi i golit. Në fakt nuk u mendua ashtu. Marrja e katër sulmuesve, pikërisht e malazezit Paviçeviç, e libanezit Kdouh, e paraguajanit Martinez dhe në fund e uruguajanit Sosa, të bënin të mendosh se skuadra shkodrane do të kishte sulmin më të fortë në Superligë por nuk ndodhi kështu. Nga të katër ata, vetëm Sosa deri diku e justifikoi veten por edhe ai më shumë qëndroi i dëmtuar sesa u aktivizua ndërkohë që tre të tjerët “nuk e kapën janarin” por u larguan. Në fillim të këtij viti ndonëse u provuan disa sulmues, firmosi vetëm Dibra që erdhi nga Besëlidhja por ai e justifikoi veten me 4 golat e shënuar. Në njëfarë mënyre, Vllaznia gjatë gjithë sezonit që sapo u mbyll ka luajtur thuajse pa sulm.
Shënuesit e Vllaznisë 2015-16
Erald Çinari 6 gola
Ndriçim Shtubina 6 gola
Arenc Dibra 4 gola
Arlind Kalaja 4 gola
Stefan Cicmil 4 gola
Sebastian Sosa 3 gola
Jetmir Sefa 2 gola
Polizoi Arbri 1 gol
Ardit Krymi 1 gol
Berat Ahmeti 1 gol
Denis Dyca 1 gol
Antonio Marku 1 gol
Darko Paçiveviç 1 gol
Endri Vrapi 1 gol
———-
totali 36 gola
Golat e sulmuesve:
Arenc Dibra 4 gola
Sebastian Sosa 3 gola
Darko Paviçeviç 1 gol
———-
totali 8 gola
Golat e mesfushorëve:
Erald Çinari 6 gola
Ndriçim Shtubina 6 gola
Arlind Kalaja 4 gola
Jetmir Sefa 2 gola
Ardit Krymi 1 gol
Berat Ahmeti 1 gol
Denis Dyca 1 gol
————–
totali 21 gola
Golat e mbrojtësve:
Stefan Cicmil 4 gola
Antonio Marku 1 gol
Endri Vrapi 1 gol
Polizoi Arbri 1 gol
—————
totali 7 gola