Vllaznia do te luaje neser ne oren 13:00 ne Korçe ndaj Skenderbeut ndeshjen e rradhes per kampionat. Ne kete pragndeshje, kuqeblute kane zgjedhur te akomodohen ne Pogradec mbremjen e sotme.
Por ndryshe nga ekipi, nje grup tifozesh shkodrane kane udhetuar qe pasditen e sotme drejt Korçes dhe do ta kalojne naten aty, ne pritje te ndeshjes se neserme me ekipin vendas.
Ne mes tyre bie ne sy edhe tifozi i njohur Tuti Rrahmani, por edhe te tjere te cilet jane shume aktiv ne mbeshtetjen e ekipit gjate gjithe ketij sezoni, duke qene te pranishem si ne ndeshjet qe luhen ne Shkoder ashtu edhe jashte saj.
Ata do te shohin mundesine per ta pare ndeshjen e neserme ndaj shkallet e stadiumit te Korçes, por edhe nese kjo do te jete e pamundur, ata jane te vendosur per ta pare ate ne ndonjerin nga lokalet aty prane e me pas, te festojne bashke me ekipin ne rast fitoreje./SHKODRA-SPORT.COM/