Pas fitores së arritur pasditen e djeshme ndaj Teutës, futbollistët e Vllaznisë janë lënë pushim nga ana e stafit teknik për ditën e sotme.
Mbase ka qenë dita më e qetë për ta pas shumë kohësh. Situata në skuadër ka nisur të përmirësohet me dy fitoret e fundit por qetësia në kampin shkodran ka zgjatur vetëm 24 orë.
Që nga pasditja e nesërme, Vllaznia do t’i rikthehet sërish stërvitjes dhe njëkohësisht përgatitjeve për sfidën e rradhës.
Atë që do të luajë ditën e shtunë në Gjirokastër ndaj skuadrës vendase. Trajneri Gjoka por edhe futbollistët e kanë të qartë se i pret një sfidë shumë e vështirë.
Luftëtari po kalon një moment të mirë sepse prej tetë javësh nuk e njeh shijen e humbjes.
Gjithsesi, kuqeblutë do të tentojnë të marrin ata rezultatin e tretë pozitiv rradhazi dhe janë të bindur se mund t’ia dalin.
© shkodrasport.com