Ashtus siç ishte paralajmeruar, pas tre diteve te ngarkuara me nga dy seanca stervitore, sot ekipi i Vllaznise eshte lene pushim nga ana e trajnerit Mirsad Jonuz.
Por kjo nuk do te thote se te gjithe futbollistet kane qene pushim. Ashtu si dhe ditet e tjera, stafi mjekesor ka vijuar punen me testimet dhe diagonistifikimet e tyre.
Sot ka qene rradha e Ndriçim Shtubines, Olsi Malit dhe ndonje tjetri per te qene te pranishem prane klinikes “Medicare” per te kaluar ne “siten” e mjekeve.
Ilirjan Haxhaja bashke me mjeket e tjere te kesaj klinike kane bere ekzaminimet e duhura dhe çdo gje shikohet se sshte ne rregull. Vllaznia ne fakt qe para dy muajsh i nisi keto testime dhe me pas i kane mbajtur nen kontroll futbollistet dhe kjo procedure pritet te vijoje edhe me tej.
www.shkodrasport.com