Vllaznia do te luaje pasditen e sotme nje tjeter ndeshje miqesore. Ne oren 18:00 ajo do te perballet ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj ekipit te Burrelit qe merr pjese ne kampionatin e kategorise se pare.
Drejtuesit kuqeblu kane zgjedhur nje skuader te nje niveli me te ulet per kete perballje te pare miqesore para startit te kampionatit, thjesht per te testuar te gjithe futbollistet. Qe do te thote se me shume mundesi trajneri Brdariç do ta nise ndeshjen me 11-shen e pare, ndersa ne pjesen e dyte do te aktivizoje te gjithe lojtaret e tjere.
Perpos miqesores me Burrelin, javen e ardhshme eshte menduar te zhvillohet nje tjeter ndeshje dhe me shume mundesi kundershtari i rradhes per kuqeblute do te jete Teuta e Edi Martinit, por gjithsesi kjo mbetet per t’u fiksuar ne ditet e ardhshme.
Te Vllaznia po mundohen qe ta kalojne momentin jo te mire psikologjik qe ekziston tek te gjithe pjestaret e saj pas eliminimit nga “Conference League” dhe kjo do te reflektohet edhe me keto miqesore qe skuadra po zhvillon./www.shkodrasport.com/