Vllaznia e femrave do te luaje sot ne oren 12.00 ndeshjen e dyte te Liges se Kampioneve, ate ndaj kampiones se Maltes Birkirkara. Ndeshja qe do te luhet ne stadiumin e qytetit Alytus te Lituanise, pritet me interes sepse mund te percaktoje shume gjera ne lidhje me pretendimet e metejshme te vajzave kuqeblu ne kete kompeticion.
Por nderkohe dy ore perpara startit te ketij takimi, trajneri Nikolin Leka ka perzgjedhur edhe formacionin me te cilin do te luaje ne kete takim.
Keshtu ne porte do te jete amerikania Etzel, ndersa mbrojtja do te jete e perbere nga katershja me Blanchard, Bajraktari, Maliqi e Gjini. Ne mesfushe nderkohe do te luaje nga minuta e pare kapitenia Franja, amerikania Dauzat, Mustafaj dhe malazezja Vuliç, ndersa sulmi do te jete i perbere nga dyshja Doçi- Doyle.
Te gatshme nderkohe ne stolin e rezervave do te jene Raxhimi, Osmanaga, Leba, Lufo, Piranaj, Popoviç, Shega. Ndeshja e sotme ndaj Birkirkara do te drejtohet nga danezja Tinna Høj Christensen e ndihmuar nga danezja Line-Maria Rasmussen dhe lituanezja Ugne Šmitaite.
Kujtojme qe Vllaznia e ka fituar ndeshjen e pare, ate ndaj kampiones se Irlandes Wexfort me rezultatin 3-1 dhe nje tjeter fitore sot do ta afronte edhe me shume me kualifikimin historik per ne turine dyte te ketij kompeticioni te rendesishem europian.
www.shkodrasport.com