Vllaznia do te luaje diten e sotme nje ndeshje miqesore ne stadiumin “Loro Boriçi”. Skuadra shkodrane po e shfrytezon nderprerjen e kampionatit per shkak te ndeshjeve te kombetares duke zhvilluar nje test kontrolli ndaj nje kundershtari nga Mali i Zi.

Behet fjale per Arsenal Tivat, skuadren e Superliges se vendit fqinj e cila aktualisht renditet ne vendin e peste te ketij kampionati. Takimi do te startoje duke nisur nga ora 14:00. Ju kujtojme qe porten e ekipit malazez e mbron nje emer i njohur per shkodranet, sepse behet fjale per Bojan Zogoviç, i cili ka qene pjese e Vllaznise per tre sezone me rradhe.

Ai ka fituar edhe dy Kupa te Shqiperise me ekipin kuqeblu, ndersa tani luan me Arsenal Tivat. Miqesorja natyrisht qe do t’i sherbeje te dy ekipeve per te testuar veten ne prag te ristartimit te ndeshjeve zyrtare.

Gazeta meson se trajneri Brdariç ka si qellim qe ne kete miqesore t’i aktivizoje te gjithe futbollistet qe ka ne dispozicion teksa ne pjesen e pare do te luajne titullaret, ndersa ne te dyten pjesa tjeter e tyre./www.shkodrasport.com/