Për Vllazninë vjen edhe miqësorja e fundit. Ajo do luhet pasditen e  sotme në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 17.30 dhe përballë kuqebluve do jetë Ada e Velipojës. Kjo është përballja e dytë me këtë skuadër Brenda pak ditësh, teksa e para u pat mbyllur në barazim 0-0. Miqësorja ndaj velipojakëve do të jetë e gjashta për skuadrën shkodrane. Në pesë të parat, ajo ka fituar një herë, ka barazuar tre takime dhe ka humbur një. Në këtë mënyrë në këtë ndeshje të gjashtë pritet të shihen ndryshimet e fundit tek skuadra pikërisht në prag të sfidës shumë të rëndësishme me Skënderbeun që do të luhet të premten e ardhshme. Në ndeshjen me korçarët siç është bërë e ditur, do të zhvillohet edhe ceremonia zyrtare e nisjes së kampionatit nga Federata Shqiptare e Futbollit ku do të jetë I pranishëm edhe presidenti I saj Armando Duka. Po në këtë ndeshje, do të zhvillohet edhe ceremonia e lënies së futbollit për një nga ikonat e klubit, Vioresin Sinanin. Në kushte të tilla, ndeshja me Skënderbeun duhet fituar patjetër dhe shkodranët janë duke u përgatitur për këtë gjë. Përballja e rradhës në miqësore me Adën do t’I shërbejë trajnerit Duro edhe njëherë për të parë gjendjen e skuadrës dhe mënyrën si funksionon ajo. Tashmë ka ardhur edhe sulmuesi Rexha që do formojë dyshen e sulmit bashkë me Hysën dhe në kushte të tilla do ketë edhe ndonjë ndryshim në formacion. Kjo gjë do vërehet nga velipojakëve teksa pritet të jetë në fushë formacioni që mendohet të luajë ndaj Skënderbeut.