Skuadra shkodrane do të kërkojë sot fitoren e tretë rradhazi në kampionat përballë Tomorit të Beratit. Nëse ia arrin, sigurisht që do ishte një diçka shumë e mirë sepse ajo do ruante hapin e Besës, skuadrës së vendit të tretë që dje fitoi me Flamurtarin dhe po ashtu do priste rezultatet e sotme të Skënderbeut dhe Tiranës për të parë se në ç’pozicion do jetë në përfundim të ndeshjeve të javës së shtatë të Superligës. Futbollistët kuqeblu kanë udhëtuar që dje drejt Beratit dhe sigurisht që janë të motivuar për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Ndërkohë mëngjesin e sotëm drejt këtij qyteti janë nisur edhe një grup tifozësh shkodranë për të mbështetur skuadrën e tyre. Besim ka dhe tashmë duhet të shohim se çfarë do dhurojë fusha e lojës. Shumë pozitive është fakti aktivizimi i portierit Vujadinoviç në portë i cili duket se i ka lënë pas problemet që ka patur me dëmtimet. Në mbrojtje ndërkohë do luajnë Smajli, Beqiri, Osmani dhe Semina ndërsa në mesfushë Shtubina do luajë në të djathtin në vend të Dragoit, Belisha e Tafili në qendër dhe Hajdari në të majtë. Para tyre do luajë Deliç ndërsa në sulm këtë herë do jetë Hysa. Me këtë formacion trajneri Duro do kërkojë suksesin i cili shpresojmë se do vijë këtë herë. Vllaznia nuk ka humbur ende këtë sezon në transfertë, çka do të thotë se atë nuk mund ta mundësh kollaj. Takimi Tomori- Vllaznia nis në orën 14.00 dhe transmetohet në kanalin televiziv “Supersport”.
www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Vllaznia sot në Berat për fitoren e tretë rradhazi në kampionat