Kuqeblutë do të zhvillojnë pasditen e sotme miqësoren e gjashtë dhe të fundit të tyre në këtë fazë përgatitore të këtij prag-sezoni. Ata do të udhëtojnë drejt Tuzit të Malit të Zi për t’u ndeshur me Deçiçin vendas, skuadër kjo që merr pjesë në Superligën e këtij vendi. Tuzianët në fakt ndodhen në kulmin e formës së tyre sepse kampionati ka disa javë që ka nisur dhe sot kanë shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, për të luajtur një miqësore ndaj kuqebluve.

Këta të fundit pritet të udhëtojnë me përbërje të plotë teksa trajneri Cungu do të marrë me vete të gjithë lojtarët që ka në dispozicion, përfshi këtu edhe portieri Melka që ka ardhur për provë. Objektivi i Vllaznisë padyshim që do të jetë testimi i futbollistëve por edhe mbyllja e këtyre serie miqësoresh pa humbje. Ja rezultatet e ndeshjeve të luajtura deri më tani nga skuadra shkodrane:
Laçi- Vllaznia 1-1
Vllaznia- Kastrioti 4-0
Vllaznia- Tërbuni 1-0
Besëlidhja- Vllaznia 1-1
Petnica- Vllaznia 0-10

© shkodrasport.com