Vllaznia prej se henes ka nisur pergatitjet per sezonin e ri te futbollit shqiptar dhe perpos seancave stervitore, sot do te zbrese ne fushe per te zhvilluar edhe te paren ndeshje miqesore.

Keshtu, ne oren 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”, ku hyrja per tifozet do te jete e lire, ajo do te ndeshet me ekipin e Laçit. Nje miqesore qe do t’u sherbeje te dy stafeve teknike per te pare futbollistet e tyre ne fushen e lojes.

Tek Vllaznia me interes eshte per t’u pare se cili do te jete pozicioni ne fushe i Ardit Krymit dhe menyra si do te kompozohet reparti i mesfushes pas ardhjes se tij. Trajneri Memelli ka provuar disa here nje mesfushe me kater lojtare, por ne raste te caktuara ka luajtur edhe me dy shkaterrues prapa dhe tre lojtare ofensive perpara.

Po ashtu me interes eshte per t’u pare edhe mesfushori turk i ardhur ne prove Burak Enes Yikici. Me siguri qe 19 vjeçarit do t’i rezervohen disa minuta per te treguar aftesite e tij te verteta.

Perballja e sotme ndaj kurbinasve do te jete nje test i rendesishem per ekipin e Vllaznise qe ka synime ambicioze per sezonin e ri, pavaresisht ndonje dyshim te krijuar ne lidhje me nivelin e lojtareve te ardhur gjate merkatos se kesaj vere./SHKODRA-SPORT.COM/