Pas pese ditesh stervitje e lodhje futbollistet e Vllaznise sot kane patur mundesi “te marrin fryme”. Stafi teknik ka vendosur ta lere pushim skuadren sepse lojtaret e kishin te domosdoshme nje gje te tille per vete ngarkesat e medha stervitore qe kane marre.
Por dita e sotme eshte shfrytezuar si duhet edhe nga stafi teknik i cili edhe ai e ka patur te nevojshme te pushoj paksa. Dhe per kete arsye, trajneri Mirsad Jonuz ka vendosur perveçse te pushoje, por edhe te njohe Shkodren dhe pikat turistike qe ajo ka.
Per kete arsye, paradite i shoqeruar nga trajneri i portiereve Ideal Lekiqi kane udhetuar drejt plazhit te Velipojes per te kaluar disa ore atje.
Ne fakt koha e keqe nuk ua ka mundesuar shume kete gje por gjithsesi ato jane relaksuar sepse u duhet te behen gati per neser sepse do te vijojne punen me skuadren serish me ngarkesa te larta.
Jonuz duhet thene se e ka marre me shume deshire aventuren e tij tek Vllaznia dhe krahu i djathte i tij eshte gjithnje Lekiqi, trajneri i portiereve qe pikerisht dje hoqi dore nga puna me ekipin kombetar U17 pikerisht per t’iu perkushtuar maksimalisht Vllaznise.
www.shkodrasport.com