Paraditen e sotme ekipi i Vllaznisë do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore dhe më pas do të grumbullohet në pragndeshjen me Laçin. Trajneri Cungu edhe për këtë ndeshje ka disa dilema në lidhje me formacionin që do të hedhë në fushë. Kështu, dilemat fillojnë që në mbrojtje ku duhet parë edhe njëherë gjendja e Antonio Markut nëse është i gatshëm për të luajtur apo jo ngaqë ka kaluar disa probleme shëndtësore ditët e fundit.
Po ashtu ka dilema edhe për mesfushën për Bardullën dhe ndonjë tjetër. Për këto arsye, duhet pritur edhe stërvitja e sotme për të parë gjendjen e secilit futbollist dhe më pas do të merret vendimi për futbollistët që do të grumbullohen në 18-she për sfidën e nesërme me Laçin dhe po ashtu edhe për atë se kush do të luajë nga minuta e parë. Ky konsiderohet një takim shumë i vështirë në të cilin patjetër duhet tentuar të merret pikë megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë.
© shkodrasport.com