Atletët e vegjël të Vllaznisë kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në garat e kampionatit kombëtar të zhvilluar në Elbasan. Konkretisht janë zhvilluar garat e grupmoshave U-13 dhe U-15 dhe ndonëse nuk ka patur një numër të madh sportistësh pjesmarrës, ata kanë arritur rezultate të mira. Kështu kanë spikatur për kategorinë e më të vegjëlve, sportistët Alfio Tafili në kërcim së gjati me 4.15 m, Orinda Shala në 600 m me 1’55″00 dhe në kërcim së gjati me 4.32 m si dhe vend i parë në 4 x 50 m për vajza. Këto sportistë kanë zënë vende të para në këto gara. Të njëjtat vende për grupmoshën U-15 kanë zënë edhe sportistët Heldi Velikaj në kërcim së gjati me 5.73 m, Ardit Nikaj në 100 m me kohën 12″1. Përveç këtyre vendeve të para, ka patur edhe shumë të dyta dhe kësisoj Vllaznia duket se po rrit një brez me shumë perspektivë atletësh të rinj që premtojnë shumë për të ardhmen. Kjo falë punës së mirë që bëjnë trajnerët Albert Marashi, Fatjon Serhati dhe Bruno Rrotani.

© shkodrasport.com