Pas analizës së zhvilluar pasditen e djeshme ekipi i Vllaznisë ka vijuar sot me zhvillimin e dy seancave stërvitore. Paradreke ekipi ka qenë në palestër ndërkohë që pasdite ka zbarkuar në fushën e Golemit për të punuar teknikisht dhe taktikisht.

Stafi teknik duket shumë i përkushtuar për të punuar edhe nga ana psikologjike me futbollistët. Situata tek ata nuk ka qenë e mirë pas humbjes ndaj Kukësit. Akuzat e tifozëve apo dhe e mediave, nuk është përtypur mirë prej tyre megjithatë askush nuk ka reaguar.

Kanë vendosur të punojnë fort sepse vetëm me rezultate pozitive mund t’i bëjnë ata sërish për vete. Ndeshja e së dielës ndaj Skënderbeut po vjen dhe skuadra duhet të bëhet gati për të.

Do të jetë një sfidë shumë e vështirë por njëkohësisht edhe e rëndësishme dhe prandaj do tentohet marrja e pikëve në të.

© shkodrasport.com