Humbja me Shkumbinin në ndeshjen e parë të turit të dytë të  Kupës së Shqipërisë ka sjellë sërish në vëmendje të Vllaznisë “shterpësinë” e repartit të sulmit, që ishte një dështim më vete. Pas barazimit të arritur ndaj Tomorit, u shpresua shumë që sulmi u rikthye, pasi Hysa arriti të zhbllokohej. Por kjo ka ardhur vetëm për një ndeshje, pasi vetëm tre ditë më pas, shkodranët jo vetëm që shpërdorojnë disa raste, madje as të vetëm përballë portierit nuk arritjnë të shënojnë. Është pikërisht Hysa, që u mendua se do të kthehej në një pikë referimi për kuqeblutë, i cili gabon përpara portës, në një kohë që rezultati ishte 0-0 dhe loja po fliste në favor të skuadrës së tij.


Pikërisht ky rast i humbur është diskutuar shumë pas ndeshjes në kampin shkodran, saqë drejtuesit apo dhe vetë stafi teknik kanë shprehur rezerva. vijon të mbetet një problem kryesorë.
Rexha-Sulmuesi kosovar, Kastriot Rexha, ka humbur një tjetër mundësi për të arritur tek goli i tij i parë. Trajneri Shpëtim Duro, ndryshe nga sa ishte parë në seancat stërvitore ka preferuar të luajë si titullar me Rexhën, në ndeshjen ndaj Shkumbinit. Por sulmuesi nuk ka arritur të krijojë asnjë rast të rrezikshëm. Madje kanë qenë Hajdari e Shtubina, ata që kanë qenë më aktivët në vijën e parë. Pavarësisht se Rexha ka vijuar të jetë një pikë referimi gjatë gjithë takimit, ai është dubluar më së miri nga mbrojtja vendase. Komentët që vijnë në kampin shkodran, nuk janë aspak pozitive për lojtarin në fjalë. Madje tashmë ka filluar të flitet, për një dështim në merkato, duke mos arritur që të gjejnë një golshënues të aftë, megjithëse kanë shpenzuar shumë. Ndryshe nga Hysa, që dha një sinjal pozitiv, 24-vjeçari nga Kosova nuk ka reaguar fare. Kjo formë e tij është komentuar dhe në Kosovë, e pikërisht në Mitrovicë, atje ku ai është aktivizuar me ekipin Trepça 89’. Një sezon më parë, Rexha ka arritur të shënojë mbi 20 gola në kampionatin kosovar, por tashmë ai mbetet një dështim i plotë. Vetë ai nuk ka dëshiruar të prononcohet, por nga burime brenda grupit mësohet të ketë thënë: “Nuk e kuptoj pse më ndodh kjo, ndërkohë po mundohem të bëj maksimumin dhe natyrisht po vijoj të ndjej shumë përgjegjësi, që nuk po shënoj e të ndihmoj skuadrës”. Nga ana e tjetër, stafit teknik tashmë duket se po i soset durimi dhe vështirë se Rexha mund ta gjejë veten titullar në ndeshjet e ardhshme.

 

Anton ZALLI