Duhej të ishte një sfidë me shumë rivalitet sepse përballeshin dy prej ekipeve më të mira të futbollit të femrave në Shqipëri, por Vllaznia “s’ndal dorën” dhe mund thellësisht 7-0 ekipin e Kinostudios. Në ndeshjen e luajtur paraditen e sotme në “Reshit Rusi” gjithçka ka folur për vajzat kuqeblu.

Gjithçka është mbyllur në 24 minutat e para të ndeshjes kur ekipi shkodran ka shënuar plot 6 gola. Fillimisht rezultati është zhbllokuar në ‘6 nga Franja ndërsa dy minuta më vonë do të ishte Doçi që do të shënonte golin e dytë.

Ai do të pasohej nga goli i tretë i Grudës në ’11, i katërti nga Mustafaj në ’12 për t’u rikthyer sërsh tek golat e Franjes dhe Doçit në minutat 21 dhe 24, duke bërë kështu që pjesa e parë të mbyllej me shifrat e thella 6-0.

Ndërkohë në pjesën e dytë do të kishte vetëm një gol, atë të Paviçeviç në minutën e 66-të. Gjatë kësaj pjesë nuk kanë munguar as rastet e tjera megjithatë Doçi ka qenë edhe e pafat sepse në dy momente është penguar nga traversat për të shënuar edhe gola të tjerë.

Përfundimisht 7-0 për Vllazninë që ngjitet në kuotën e 24 pikëve dhe duke lënë tashmë pas një nga rivalet e saj, ekipin e Kinostudios.
www.shkodrasport.com