Kombëtarja shqiptare pritet që ndeshjen kundër Francës ta zhvillojë në stadiumin e ri të ndërtuar në vendin e “Qemal Stafës” dhe që sipas zërave të fundit, është arritur akordi që stadiumi të quhet “Air Albania Stadium”. Stadiumi duket se është gati për ndeshjen dhe javën e shkuar pritej që të inaugurohej por në fakt nuk ndodhi.
Shkak për këtë u bë një mbjellje në ditët e fundit para ndeshjes. Ndërkohë, ndeshja e shtyrë do të luhet mbrëmjen e sotme dhe është përcaktuar që të jetë ndeshja e femrave mes Vllaznisë dhe Apolonisë, aty ku do të testohen ndriçimi dhe shumë detaje të tjera.
Të gjitha këto do të vëzhgohen nga UEFA dhe më pas do të jepet vendimi nëse stadiumi është i gatshëm ose jo për ndeshjen e 17 nëntorit kundër Francës. Megjithëse UEFA ende nuk ka thënë fjalën e fundit në lidhje me stadiumin e ri, FSHF ka nisur shitjen e biletave dhe janë drejt fundit.
Megjithate dy skuadrat qe do te luajne sonte ne fushe nuk do ta kene shume mendjen tek keto probeme. Apolonia kerkon te sfidoje Vllaznine e sivjetme dhe t’i rrembeje titullin kampion e kete e tregon me se miri edhe fakti qe ne rradhet e saj ka bere disa perforcime me lojtare te huaja.
Por nga ana tjeter, Vllaznia nuk mbetet pas. Ajo synon fitoren dhe ruajtjen e kreut e vetme. Ekipi shkodran prej dy ditesh eshte grumbulluar ne Elbasan meqenese thuajse gjysma e ekipit ka qene pjese e kombetares qe luajti dy dite perpara ndaj Skocise dhe bashke me ta tashme jane edhe pjesa tjeter e lojtareve.
Presidenti Matija i ka krijuar te gjithe kushtet ekipit dhe pret fitoren prej tij ne ndeshjen e mbremjes se sotme, nje ndeshje qe padyshim do te dhuroje shume emocione e per me teper do te luhet ne nje impiant modern si “Arena Kombetare”.
www.shkodrasport.com