Skuadra shkodrane në basketboll për meshkuj e ka nisur fazën e dytë të kampionatit me një rezultat shumë të thellë. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ajo ka fituar me rezultatin 138-76 ndaj Elbasanit. Vetë ky rezultat tregon për epërsinë e madhe të djemve kuqeblu. Ata kanë fituar periodën e parë në shifrat 32-14 dhe epërsia ka ardhur duke u thelluar teksa në të dytën është fiksuar rezultati 38-23. Në këtë mënyrë, në pushim dy ekipet kanë shkuar me një diferencë prej 34 pikësh, duke u thelluar edhe më shumë në të dytën. Perioda e tretë në fakt 20-19 po për Vllazninë ndërkohë që në të katërtën ka fituar 47-20 duke bërë që i gjithë takimi të mbyllej në shifrat shumë të thellë 138-76 në favor të Vllaznisë, e cila kësisoj fiton me 62 pikë diferencë. Kjo ishte fitorja e 11-të në po kaq ndeshje të luajtura për ekipin e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj që vazhdon të mbajë vendin e parë në tabelën e klasifikimit.
© shkodrasport.com