Vllaznia ka mbyllur sot edhe nje tjeter dite pergatitje dhe nderkohe ne pragndeshjen me Partizanin i ka mbetur edhe seanca e neserme per t’u bere gati per kete sfide shume te rendesishme.
Ne stervitjen e sotme ka rene ne sy gatishmeria e te gjithe lojtareve per stafin teknik me perjashtim te malazezit Bulatoviç qe vazhdon te jete i demtuar.
Por nga ana tjeter per t’u veçuar eshte fakti qe po stervitet normalisht me ekipin edhe braziliani Gustavo, i cili madje luajti ne ndeshjen e kupes ndaj Laberise.
Ai duket se e ka lene perfundimisht pas demtimin e gjate qe e ka shqetesuar dhe mbajtur larg ekipit dhe me shume gjasa do te jete pjese e skuadres edhe ne transferten e pas dy diteve ne Elbasan.
25 vjeçari luan si fantazist dhe Vllaznia natyrisht qe ka nevoje per cilesite e tij. Mbase ai nuk do ta nise ndeshjen ndaj Partizanit nga fillimi, megjithate do te jete i gatshem ne pankine nese stafi mendon ta hedhe ne fushe per te dhene ndihmen e tij per ekipin./SHKODRA-SPORT.COM/