Kuqeblute do te lene per here te dyte qytetin e tyre per t’u stervitur. Heren e pare e bene kur udhetuan drejt Austrise ku qendruan per dy jave ne prag te ndeshjeve europiane, kurse kete here do te levizin brenda- perbrenda Shqiperise.
Ekipi i Vllaznise ka zgjedhur qytetin juglindor te Pogradecit per te qendruar nje jave. duke filluar nga kjo e diele. Lajmin e ka konfirmuar per mediat vete trajneri Josa i cili u shpreh se temperaturat me te uleta qe mbizoterojne ne kete qytet, do ta ndihmojne skuadren per t’u stervitur ashtu si duhet.
Por sakaq, ne kete jave te qendrimit atje, Vllaznia po planifikon edhe zhvillimin e ndonje ndeshje miqesore, por deri ne keto momente nuk ka ende emer te percaktuar se me ke do te ndeshen, por kjo do te mesohet ne vijim.
Keto miqesore do te jene te vlefshme per konsolidimin edhe me shume te skuadres ne prag te startit te kampionatit te ri, qe perkon me sfiden ndaj Erzenit qe do te luhet me date 20 gusht ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit./SHKODRA-SPORT.COM/