Vllaznia do te kthehet sot ne Shkoder duke mbyllur kesisoj fazen pergatitore te saj ne Oher te Maqedonise se Veriut dhe do te vijoje me pas stervitjet ne qytetin e saj duke u bere gati per sfiden e pare te kampionatit.
Por nderkohe, trajneri Jonuz ka kerkuar edhe nje miqesore te fundit ne prag te takimit zyrtare me Laçin dhe po ashtu, ka kerkuar te luaje me nje skuader me te cilen ka luajtur edhe me pare, per te pare ndryshimet ne mes dy takimeve.
Mundesia me e mire per kete ishte perballja me Beselidhja me te cilen luajten edhe para dy javesh dhe akordi eshte arritur. Per kete arsye, eshte lene qe miqesorja kete here te luhet ne Shkoder, pikerisht ne stadiumin “Loro Boriçi” diten e diele ne oren 17.30.
Siç dihet, miqesorja e para dy javeve e luajtur ne Lezhe, u fitua me rezultatin 1-0 nga Vllaznia me golin e shenuar nga kapiteni Lika me 11-metersh.
Tashme eshte momenti qe dy trajneret te shohin progresin e skuadrave te tyre pas kesaj periudhe dhe me se shumti, miqesorja i vlen kuqebluve te cilet jane me prane nisjes se kampionatit.
www.shkodrasport.com