Me fitoren e djeshme 3-1 ndaj Partizanit ne çerekfinalen e pare te Kupes se Shqiperise, Vllaznia duket se e kaloi momentin e veshtire ku ndodhej dhe tashme i gjithe fokusi do te jete i perqendruar tek takimi i rradhes, ai qe do te luaje diten e hene ne oren 16.00 ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit ndaj Teutes.

Nje perballje e cila vjen tashme ne nje moment krejt ndryshe nga ai i dy fazeve te pare sepse Teuta nen drejtimin e Edi Martinit kjo skuader ka ndryshuar teresisht. Kuptohet qe Teuta nuk eshte me ajo e fundit te dhjetorit kur Vllaznia e mundi me rezultatin e thelle 4-0 ne “Loro Boriçi”

Kete here do jete tjeter histori. E kete e tregon me se miri edhe diferenca shume e reduktuar ne mes dy ekipeve. Vllaznia eshte vetem 4 pike perpara dhe ne rast disfate ne “Niko Dovana” do ta kishte Teuten vetem nje pike larg.

Nje kampionat vertete i çuditshem dhe me shume oshilacione qe kuptohet ka patur ndikimin e vet te skuadra e Vllaznise e cila eshte ndertuar per te qene pretendente, por nuk po e shfaq kete gje ne te gjitha ndeshjet e saj.

Te henen ne Durres do te jete nje prove karakteri per kuqeblute e Mirel Joses. Nese arrijne ta kalojne me sukses edhe ate, gjerat mund te marrin rrjedhe tjeter, por ne rast te kundert, mund t’ia nderlikoje situaten vetes./SHKODRA-SPORT.COM/