Sot Vllaznia ka pesuar humbjen e dyte ne kampionat. E mundi Laçi, nje skuader tjeter qe eshte ndertuar per te qene pretendente. Ashtu si dhe Kukesi qe i shkaktoi humbjen e pare, skuadra shkodrane tashme duhet ta lere pas ate.
Duhet te nise te mendoje menjehere per sfiden e rradhes, ate me Apolonine qe do te luhet te merkuren ne Fier. Nje ndeshje ku nuk duhet llogaritur as barazimi.
Kuqeblute duhet te tregojne serish karakter, ashtu siç bene edhe pas humbjes me Kukesin. Fitorja ndaj Apolonise do te thote shume per ta sepse me shume mundesi do t’i shpalle “kampione dimri”.
Themi keshtu sepse me pas, ata do te presin ne Shkoder Skenderbeun, para se te luajne ndehsjen e fundit te ketij viti ne kryeqytet me Tiranen.
Vllaznia edhe sot qe ka humbur, duhet thene se ka bere nje ndeshje pergjithesisht te mire. Sidomos pjesa e pare ka qene e gjitha e mire, me perjashtim te finalizimit. Trajneri Brdariç e ka te qarte se çfare duhet te beje per te mbajtur lart moralin e skuadres.
Ne fund te fundit ajo eshte ende ne vend te pare dhe ka te drejte te jete ajo skuadra per t’u mundur. Per kete arsye, objektivi i se merkures padyshim qe eshte fitorja ndaj Apolonise./SHKODRA-SPORT.COM/