Vllaznia ka perseritur mrekulline e para dy viteve dhe eshte kualifikuar per ne turin e dyte te “UEFA Women Champions League”. Por ndryshe nga dy vjet me pare, kete here ka kaluar nje kundershtar edhe me te forte si Ferencvaroshi dhe per kete arsye, kualifikimi merr edhe me shume vlere.
Vajzat e drejtuara nga trajneri Nikolin Leka kane arritur te rezistojne ashtu si duhet ndaj kampioneve hungareze per 120 minuta loje, duke treguar edhe nje pergatitje te larte fizike nderkohe qe nga pika e bardhe jane treguar perfekte.
Nderkohe tashme vajzat shkodrane presin te mesojne emrin e kundershtarit me te cilin do te luajne ne turin e dyte. Kuptohet qe veshtiresia rritet edhe me shume sepse perballe saj mund te jene ekipet me te forta te kontinentit.
Gjithcka do te mesohet diten e diele kur ne oren 13.00 do te hidhet shorti i turit te dyte. Ndeshja e pare e ketij turi do te luhet me date 31 gusht ose 1 shtator, ndersa ajo e kthimit me 8 ose 9 shtator.
Vllaznia e ka arritur objektivin e saj, megjithate edhe ne turin e dyte, duke pritur natyrisht nje short te favorshem, do te tentoje te beje nje mrekulli tjeter dhe pse jo, te jete ne 16 skuadrat me te mira te Europes./SHKODRA-SPORT.COM/