Nderprerja e kampionatit per shkak te ndeshjeve te kombetares, ka bere qe stafi teknik i Vllaznise ne bashkepunim me drejtuesit e klubit te mendojne per ta mbushur kete hapesire me nje ndeshje miqesore. Dhe kundershtarin e kane gjetur shpejt. Ai eshte FK Otrant Olympic i Ulqinit.

Ky i fundit merr pjese kete sezon per here te pare ne eliten e futbollit malazez dhe ne fakt i ka bere nje nisje te mire kampionatit teksa pas 6 ndeshjesh te luajtura, ka arritur te grumbulloje 8 pike dhe ndodhet ne vendin e katert te renditjes.

Drejtuesit e te dy klubeve kane rene dakord qe kjo ndeshje te luhet diten e premte me date 6 shtator ne ora 19:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”. Nje 90 minutesh qe do t’i sherbeje shume trajnereve Brdariç e Vukiçeviç.

Kujtojme qe kampionati i Superliges shqiptare rikthehet mesjaven e ardhshme dhe Vllaznia do te prese ne Shkoder ekipin e Egnatias, prandaj dhe miqesorja me Otrant do te luhet ne kuadrin e pergatitjeve per kete sfide./www.shkodrasport.com/