Vllaznia ka programuar edhe nje tjeter miqesore, e fundit ne prag te startit te kampionatit. Kete here ajo do te ndeshet me nje tjeter ekip te Superiores, pikerisht ate te Laçit.
Ndeshja u mendua fillimisht se do te luhej serish ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres, por ne fakt nuk do te ndodhe keshtu. Ka qene vete klubi shkodran qe pak minuta me pare permes faqes zyrtare ka njoftuar se ndeshja do te luhet diten e shtune ne ora 17:30 ne stadiumin e qytetit te Laçit.
Kjo perballje mund te konsiderohet si “prova gjenerale” per kuqeblute para ndeshjes se pare te kampionatit, asaj me Partizanin qe do te zhvillohet javen e ardhshme ne kryeqytet. Si rrjedhoje trajneri Brdariç do te hedhe ne fushe formacionin e tij me te mire dhe do te aplikoje ate skeme loje me te cilen mendohet te luaje edhe ndaj te kuqve.
Kujtojme qe perpara kesaj me Laçin, ekipi i Vllaznise ka zhvilluar edhe dy ndeshje te tjera miqesore, ato ndaj Burrelit (e fituar 1-0) dhe ajo ndaj Teutes (e mbyllur ne barazim 3-3)./www.shkodrasport.com/